Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes PSG-së dhe Bayern Munichut pa gola. Në stadiumin “Luz” në Lisbonë, të dyja skuadrat treguan 45 minuta të bukur me plot raste shënimi.

Neymar, Herrera, Di Maria dhe Mbappe patën raste të mira shënimi, por sidomos ky i fundit kur një minutë para përfundimit të pjesës së parë nga afërsia dërgoi topin drejt në duart e Neuer.

Në kundërsulm, Bayern mundi të shënojë, por mbrojtja e skuadrës franceze u tregua e vëmendshme dhe nuk lejoi befasi.

Bayern kërkoi penallti në minutën 45 duke aluduar se njëri lojtar i PSG-së luajti me dorë, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Nga ana tjetër, Lewandowski pati dy rate të mira për Bayern, por së pari goditja e tij u ndal nga shtylla, ndërsa në tentimin e dytë ishte Navas ai që nuk lejoi befasi.