Nga Rene Descartes

Përktheu: Silvana Rusi

Nuk mund të dyshojmë që ekzistojmë teksa po dyshojmë; kjo është gjëja e parë që njohim kur filozofojmë në mënyrë të rregullt.

Duke hedhur poshtë çdo gjë tek e cila mund të dyshojmë në njërën apo tjetrën mënyrë, pikërisht duke pretenduar se është madje edhe e rreme, lehtësisht mund të supozojmë se nuk ka Perëndi dhe as qiell, se nuk ka trupa e se rrjedhimisht, as ne nuk kemi trup, duar e këmbë, e kështu me radhë.

Pavarësisht kësaj, nuk mund të mohojmë se ne të cilët i kemi këto mendime, jemi asgjë: “Teksa jam duke menduar, unë njëherësh nuk ekzistoj: “Ky pohim kundërshton vetveten. Kështu, kjo normë dijeje – unë mendoj, pra ekzistoj – është e para dhe më e sigurta gjë që mund të kuptohet prej çdokujt që filozofon rregullisht.

 

Pjesë nga libri “Parimet e filozofisë” /21Media