Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se tre meshkuj kosovarë janë plagosur mbrëmë me armë zjarri. Sipas policisë, i dyshuari për plagosjen e tyre ndodhet në arrati.

Tre të plagosurit kanë pranuar tretman mjekësor, dy prej tyre janë liruar, kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjete dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Rasti vazhdon të hetohet.”, njofton policia./21Media