Plagoset një 39 vjeçar me armë zjarri

 

Një 39 vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në njërën nga lagjet e komunës së Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit policia po punon që të identifikojë personin apo personat që kanë qenë të involvuar në plagosje, ndërsa ka paralajmëruar se mund të ketë edhe arrestime.

Rasti sipas Gashit ka nisur pasi është marrë informacioni se në emergjencë në Prizren është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.

“Bëhet fjalë për personin me inicialet V.H., 1982. Pas marrjes së informacionit njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë shkuar në emergjencë”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka deklaruar edhe se nga Spitali i Prizrenit kanë pranuar informacione se gjendja shëndetësore e 39 vjeçarit është jashtë rrezikut për jetë./kallxo

Back to top button