Një grua 58 vjeçare është plagosur mbrëmë në ora 23:50 në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë. Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Nga dyshimet e para thuhet se ajo është plagosur aksidentalisht në shtëpinë e saj.

E policia lidhur me këtë rast ka sekuestruar dy armë zjarri dhe ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar, njëri 62 vjeç dhe tjetri 23 vjeç.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur; Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri; Një Revole e tipit GLOCK, Një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe,  Trembëdhjetë copë fishek. Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar; N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve./21Media