Plagoset një person në Rrugën B

Një person ka mbetur sonte i plagosur me armë zjarri në rrugën B në Prishtinë.

Rasti u konfirmua nga Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërsa, Ahmeti tha se “aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që  janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha ajo.

Raportohet se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK)./21Media

Back to top button