Plagoset një person në Sllatinë

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, konfirmoi për portalin rtv21.tv se policia është njoftuar nga Qendra e e Mjekësisë Familjare në Bresje rreth orës 04:30.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Sllatinë, ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentativë”, tha ajo.
Tutje, Ahmeti bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKUK opër trajtim ndërsa policia është duke punuar për identifikimin e personav të përfshirë në këtë rast./21Media

Back to top button