Policia e Kosovës sot rreth orës 16:00 ka pranuar një informatë për një person të plagosur në një lokal tek Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Rajonit të Prishtinës, Daut Hoxha.

Ai tha se “njësitet policore dhe ekipet mjekësore kanë dalë në lokacion, ndërsa edhe njësiti i forenzikës dhe hetuesisë së PK- së, po kryejn procedurat e nevojshme hetimore dhe të vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e tjera lidhur me incidentin, dhe pas raportimeve shtesë do të njoftoheni nga kompetentët për detaje tjera”./21Media