Polici ishte jashtë detyre

Polici ishte jashtë detyre

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur me armë zjarri, dje në fshatin Vërbovc të Kllokotit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i cili pas një fjalosje me viktimën (pjesëtar i PK-së) i cili ka qenë jashtë detyre kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Si pasojë viktima është plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja e tij sipas raportit është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë konfiskuar një armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Më urdhër te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media