Një 30 vjeçar, i identifikuar si shtetasi me inicialet R.Z është shpallur në kërkim si autor i plagosjes me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë në Shkodër. Mbi të rëndon akuza e plagosjes së lehtë me dashje.

Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të së enjtes në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, tek ish-kryqëzimi i degës, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagos me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./oranews