Plagosi një person dhe iku
24 Nëntor 2020
Policia informoi sot se një person është plagosur dje në rrugën “Latif Berisha” në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar raporton se i dyshuari mashkull kosovar, pasi e ka sulmuar fizikisht ka shtënë me armë zjarri me ç ‘rast e ka plagosur viktimën dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.”, bëri të ditur policia.
Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencë dhe i njëjti është ndalur për shërim të mëtutjeshëm në spital, në Prizren.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari ende është në arrati.”, ka informuar policia./21Media