Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagosja në Podujevë, policia bastis pronat e të dyshuarve – gjen armë dhe fishekë

Gjatë ditës së djeshme në Podujevë ndodhi një plagosje e katërfishtë me armë zjarri.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja.

Përmes raportit 24-orësh, policia bëri të ditur se pas gjuajtjeve me armë zjarri ku mbetën të plagosur tre të dyshuar dhe një burrë, kalimtar rasti, u gjetën 28 gëzhoja të plumbave.

Policia gjithashtu tha se i ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku ka gjetur armë e fishekë të shumtë.

“Podujevë 02.07.2026-13:40. Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovarë (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policor dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja. Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në raportin e PK-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button