Një plagosje ka ndodhur sonte rreth orës 20:55 në një pikë karburanti në fshatin Milloshevë.

Për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi tregoi se në këtë rast ishin të përfshirë pesë persona dhe njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Personi i plagosur është dërguar në QKUK, kurse Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të grumbulluar prova në lidhje me rastin.

“Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti. Dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty, fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po egzaminon vendin dhe po grumbullon prova për të kompletuar rastin”, tha Krasniqi./21Media