Është arrestuar i dyshuari

Është arrestuar i dyshuari

Një person është plagosur sot në fshatin Bishtazhin të komunës së Gjakovës. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Kristë Gjokaj nga policia e Kosovës, sipas të cilit personi i plagosur në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Gjakovës nga një qytetar.

“Patrullat policore kane dale ne vendngjarje ku kane takuar te dyshuarin e lartcekur i cili ka pranuar vepren dhe ka dorzuar armen, e cila sipas tij eshte perdorur ne rast, AK47.”,ka bërë të ditur Gjokaj.

Gjokaj ka shtuar se i plagosuri për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me autoambulancë në QKUK.

Ai ka theksuar se i dyshuari është arrestuar dhe arma e tij është konfiskuar.

“Lidhur me rastin jane njoftuar prokurori kujdestar, si dhe jane ftuar te gjitha njesite pergjegjese per rast.”, ka shtuar Gjokaj më tutje./21Media