I dyshuari i panjohur

I dyshuari i panjohur

Një person ka mbetur i plagosur pasi që u qëllua me armë zjarri mbrëmë rreth orës 22:30, në lagjen “Kodra e Trimave” në Gjilan, nga të dyshuar të panjohur. Pas informatave për të shtëna me armë zjarri, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendimin e prokurorit, rasti mbetet nën hetime./21Media