I dyshuari për vrasje është arrestuar ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim

I dyshuari për vrasje është arrestuar ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim

Policia e Pejës me anë të një komunikate për media njofton se në lidhje me rastin e vrasjes që ka ndodhur dje edhe i plagosuri dyshohet për tentim vrasje.

Dje në Pejë është vrarë me sëpatë një person ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri,(djali i të ndjerit). I dyshuari për vrasje është arrestuar ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.

Policia ka njoftuar në lidhje me rastin e ‘Vrasjes së rëndë’, e cila ka ndodhur me datën 14 shtator 2017 në qytetin e Pejës ( rasti i shënuar në komunikatën e mëposhtme), gjatë zhvillimit të hetimit hetuesit policor pasi që kanë intervistuar dëshmitaret dhe pas ekzaminimit – vendshiqimit të vendit të ngjarjes, është vërtetuar se viktima F.G.( i plagosuri i cili gjendet nën përkujdesje mjekësore, është edhe i dyshuar për veprën e ‘Vrasjes në tentativë “ dhe “Mbajtje në pronësi, kontrollë dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”.

I njëjti ndodhet në spitalin Rajonal të Pejes në dhomën intensive në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me vendim te Prokurorit ndaj të njëjtit do te vazhdohet me procedure të rregullt./21Media