Trupi i pajetë u është dërguar familjareve

Trupi i pajetë u është dërguar familjareve

D.S. nga Runiku i Skenderajt nuk u ka mbijetuar plagëve që kishte marrë më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas më shumë se 45 ditëve në koma.

Lajmi për vdekjen e D.S është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Dje ka vdekur dhe i është bërë autopsia ndërsa sot pasdite trupi i pajetë u është dërguar familjareve për ta varrosur”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Në incidentin që kishte ndodhur më 8 dhjetor, Xh.T. dyshohet se për vrasjen e gruas të tij dhe plagosjen e baxhanakut D.S. dhe gruan e tij (F.S.)./kallxo.com