Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në fund të mbledhjes së Qeverisë u kërkoi ministrave të kabinetit të tij që deri të mërkurën t’i dergojnë versionet finale të planeve qeverisëse.

“Synimi ynë është që në javën e ardhshme të sjellim për miratim planin qeverisës edhe planin e punës”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se pasi të kthehet nga Brukseli, do ta publikojë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ai  do të udhëtojë për në Bruksel këtë javë./21Media