16 vjeçari, Plarent Kiçmari ka mbrojtur për herë të tretë titullin e kampionit.

Është mbajtur gara për kampion të Gjermanisë në kuadër të Breakdance dhe Hip Hop në Spraitbach të Landin Baden-Würtermberg.

Gara është organizuar nga shoqata sportive “TAF-Germany”, ku kanë marrë pjesë rreth 150 kërcimtarë nga Gjermania dhe 100 të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Gara është mbajtur në përputhshmëri me rregullat anti-Covid-19.

Në kategorinë junior 2 për moshat 15 dhe 16 vjeçare, Plarent Kiçmari, djaloshi 16 vjeçar me prejardhje nga Kosova, arriti që përsëri të shpallet kampion i breakdance në Gjermani, kështu duke e mbrojtur titullin e kampionit për të tretin vit radhazi.

Për Plarentin që tanimë njihet si kampion i Gjermanisë kanë raportuar edhe shumë gazeta regjionale në NRW dhe Baden-Wurttemberg.

Po ashtu, Kiçmari është edhe kandidat potencial për të përfaqësuar Gjermaninë në Lojërat Olimpike.