Shahini, aktivitetet në televizon do të jenë me zë

Shahini, aktivitetet në televizon do të jenë me zë

Psikiatrja e fëmijëve, Mimoza Shahini sot foli për platformën e edukimit në distancë të fëmijëve 0-6 vjeç.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Mimoza Shahini duke treguar se çfarë ofron platforma e edukimit në distancë, tregoi se çdo ditë ajo do të përditësohet dhe pasurohet, shkruan rtv21.tv

Shahini ndër të tjera bëri të ditur në programin e mëngjesit të RTV21, “Për ditë të mbarë” se platforma do të shfaqet edhe në televizion. Ajo u shpreh se kur të shfaqet platforma në televizon aktivitetet të jenë edhe me zë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit më 15 prill ka lansuar platformën për edukimin e hershëm, që do të jetë në dispozicion për fëmijët, prindërit dhe kujdestarët, përmes E-mësimit. Pas pezullimit të mësimit të rregullt si pasojë e përhapjes së Covid-19 në Kosovë, më 23 mars MAShTI ka filluar emetimin e video-xhirimeve për klasat 1 deri 9, e gjithashtu ka nisur edhe mësimi në distancë për shkollat e mesme dhe universitetet, por ka munguar ai për fëmijët parashkollorë./21Media