Kryesia e “Plisave” kanë akuzuar ish kryetarin e tyre, Albert Kastratin për vjedhjen e 12 mijë eurove.

Sipas “Plisave”, Kastrati ka përvetësuar 12.365 euro, të cilat ishin të destinuara për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Me datë: 17.09.2020 pas shumë përpjekjeve, kryesia e grupit arrijmë të nxjerrim një raport dy vjetor të llogarisë bankare të tifogrupit tonë. Ato se çka lexuan sytë tonë ishin shokuese për të gjithë ne. Albert Kastrati-Tigri me datë: 06.12.2019 kishte filluar keqpërdorimin e gjirollogarisë së Plisave duke tjetërsuar(lexo. VJEDHUR) gjithsej 12,365.00 euro. Të holla këto të cilat kanë qenë për qëllim të destinoheshin për nevojtarët e tragjedisë. Edhe pse Albert Kastrati – Tigri ka përshkruar transaksionet si “Ndihmë Për Familjet e Shqipërisë”, “Transporti në Shqipëri”, “Ndihmo edhe Ti”, këto asnjëra nuk qëndrojnë”, thuhet në postimin e “Plisave” në Facebook.

Sic thonë ata ish-kryetari i tyre,  Albert Kastrati-Tigri, përmes facebook-ut pati dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të grupit Plisat, me datë 13.10.2019, dhe po të njejtën ditë ishte zgjedhur kryesia e re. “Procesi i kalimit të përgjegjësive, të drejtave dhe autorizimeve nga Albert Kastrati te kryesia e re, është zhagitur përgjatë tërë vitit që e lam pas, pa ndonjë arsye të qëndrueshme. Ndërkohë ndodhi tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri, pastaj organizimet e Plisave për ndihmat e fundvitit dhe në fund pandemia, veçse përdoreshin si arsye nga personi në fjalë. Kështu ai refuzonte që të kryheshin procedurat e parapara ligjore për dorëheqjen e tij duke shfrytëzuar si pretekst këto “gërshetime ngjarjesh”. Duke pasur parasysh gjithë këto, brenda kryesisë së re lindën dyshimet për keqpërdorimin e këtyre mjeteve.”, thuhet tutje në reagimin e tyre. /21Media

 

PLISAT DISTANCOHEN NGA ALBERT KASTRATI – TIGRI

Të nderuar Plisa, prishtinas e shqiptarë, po ju drejtohemi me…

Posted by Plisat on Tuesday, 29 December 2020