Plot ankesa për pemën e krishtlindjeve të sherifit
6 Dhjetor 2020
Departamenti i një sherifi në shtetin amerikan Alabama është kritikuar për shkak të një fotografie të publikuar në “Facebook” që tregon një pemë të krishtlindjeve të stolisur me fotografitë e personave të dyshuar/arrestuar/dënuar.
Postimi në “Facebook” të enjten tërhoqi mijëra komente negative.
Grupet lokale të të drejtave civile e kanë përshkruar postimin si “të përbuzur”, transmeton portali rtv21.tv.
Një zëdhënëse e sherifit për Departamentin e Qarkut mbrojti imazhin, duke thënë se ai përfaqësonte kriminelët që ishin shkelës të përsëritur.
Në një postim në “Facebook” duke shpërndarë imazhin, departamenti tha: “Ne e kemi zbukuruar pemën tonë me kriminelët për të treguar sa banditë kemi nxjerrë këtë vit! Ne nuk mund ta bënim atë pa ndjekësit tanë besnikë!”.
Postimi, i cili është hequr që nga ajo kohë, mori 7,900 komente, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press. Ndërsa disa nga reagimet ishin pozitive,por edhe shumë njerëz u përgjigjën duke thënë se dekorimet ishin poshtëruese dhe mizore.
Bernard Simelton, presidenti i Shoqatës Kombëtare të Alabamas për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë, kritikoi “sjelljen e neveritshme” të departamentit të policisë.
Drejtori i organizatës së të drejtave civile, JaTaune Bosby, tha se shumica e të arrestuarve kishin luftuar me probleme të shëndetit mendor dhe abuzim të drogës. “Ata kanë nevojë për ndihmën dhe kujdesin e komunitetit, jo për tallje të hapura nga udhëheqësit”, shtoi ai.
Një zëdhënëse e departamentit të sherifit tha se imazhi i fotografuar nuk ishte shfaqur në ndërtesën e policisë.
Nuk është hera e parë që departamenti i sherifit futet në ujë të nxehtë për shkak të postimeve në rrjetet sociale. Në dhjetor të vitit të kaluar, shefi i departamentit të policisë u detyrua të kërkojë falje për një postim “të pandjeshëm” në “Facebook”, në të cilin dy oficerë duke buzëqeshur u fotografuan me shënimet e të pastrehve të cilat i kishin mbledhur rrugëve./21Media