Plot një vit nga vrasja e George Floyd
Më 25 maj 2020, saktësisht një vit më parë sot, u vra George Floyd nga një polic i Minneapolis i njohur si Derek Chauvin, i cili i qëndroi me gjunjë në qafën e George për rreth nëntë minuta e 29 sekonda, gjë që shkaktoi vdekjen e tij, pasi iu pamundësua të frymonte lirshëm.
Sot, një vit nga ngjarja që tronditi të gjithë e që shkaktoi protesta të shumta, në përkrahje të personave me ngjyrë dhe për padrejtësitë që u bëhen atyre, rrugët në Dallas, Washington, DC, Minneapolis, u mbushën plot duke thirrur emrin e Floyd.
Javë më parë, Derek Chauvin, u burgos por, ende nuk i është shqiptuar dënimi, por që mendohet se ai do të vuajë mbi 40 vite burg.
“Duam drejtësi për George, kaq kërkojmë”, thanë familja e Floyd.
Ndërkohë, Presidenti Biden në një komunikatë tha se familja Floyd, janë treguar shumë të durueshëm përgjatë këtij viti të tmerrshëm për ta./21Media