“Plumbat e gëzimit” i dhanë fund jetës së nusës në ditën më të lumtur

Dasma iu kthye në tragjedi.
Nusja e identifikuar si Mahvash Leghaei u qëllua për vdekje nga kushëriri i bashkëshortit të saj.
24 vjeçarja u martua në Firuzabad në Iran, kur një i ftuar në dasmën e tyre që besohet të jetë kushëri i dhëndrit qëlloi me pushkë në ajër, por plumbat e gëzimit i dhanë fund jetës së nusës në ditën më të lumtur të saj.
Plumbat plagosën edhe dy të tjerë në dasmë.
‘Zakoni’ i gjuajtjes me armë në dasma nuk është i lejuar, por shumë i zakonshëm.
Sipas Policisë, nusja ishte në koma si pasojë e plagëve të marra, por më vonë vdiq./21Media

Back to top button