“S’kam qare pa ardhë te ju”, është një prej fjalive që Adem Mikullovci kishte thënë pasi ishte ndarë nga jeta mikja  e tij, aktorja e madhe Leze Qena në mars të këtij viti.

Mikullvoci është një prej artistëve që vdiq në kohë pandemie, vdekjen e tij sikur e paralajmëroi gjashtë muaj me parë, e bashkë me të edhe fundin e epokës së artistëve të mëdhenj që krijuan historinë e teatrit të Kosovës, siç ishte Xhevat Qena, Leze Qena shumë artistë të tjerë.

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll.”, ishte shkrimi emocionues i Mikullovcit.

Jo vëtëm në teatër këta artistë njihen edhe për shumë projekte filmike të realizuara në kohën e okupimit serb, por që flisnin për padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve. Vlen të përmenden filmat “Një pallto për babën tim në burg”, “Burgu u mërgimit”, si dhe komedia e pas luftës “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”/21Media