Që nga e hëna do të lehtësohen masat e izolimit në Madrid dhe Barcelonë. Me masat e reja, njerëzit do të takohen në grup prej dhjetë vetash, parqet do të rihapen dhe muzetë do të lejojnë një numër të kufizuar të vizitorëve. Njerëzit obligohen të vendosin maska në publik dhe në ndërtesa ku distanca është e pamundur.

Disa pjesë të tjera të vendit që ishin më pak të ndikuara nga koronavirusi, tashmë kanë lehtësuar masat e izolimit.

Spanja është vendi i katërt me numrin më të madh të viktimave, me mbi 28 mijë e 700 të vdekur./21Media