Një adoleshent ishte duke luajtur me lojëra kompjuterike në dhomën e tij, në momentin kur toka nisi të dridhej e pallati të lëkundej, si pasojë e tërmetit  që goditi ditën e sotme qytetin e Izmirit në Turqi.

Fillimisht djali shihet disi i qetë, duke menduar se lëkundjet mund të ishin të pakta, por kur dridhjet u shumëfishuan, ai dëgjohet duke bërtitur i frikësuar dhe largohet me shpejtësi nga dhoma.

Epiqendra e tërmetit prej 7.0 magnitudë ishte në Detin Egje rreth 17 kilometra larg brigjeve të provincës turke Izmir, në një thellësi prej 16 kilometra.

Katër persona kanë vdekur, kurse 120 të tjerë janë lënduar.