“Po mbajmë kontakte për gjetjen e një zgjidhje”

Për takimin Rama-Basha nga Presidenca thonë se po mbajnë kontakte për gjetjen e një zgjidhje

Institucioni i Presidencës publikoi njoftimin zyrtar mbi takimin e zhvilluar sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Njoftimi i shkurtër thotë, mes të tjerash, se “Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha. Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”, perfundon njoftimi.

Back to top button