OBSH thotë se në tre vende ato kanë filluar fazën e testimit

OBSH thotë se në tre vende ato kanë filluar fazën e testimit

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekipe të ndryshme të shkencëtarëve në mbarë botën janë duke punuar në 70 vaksina të ndryshme për trajtimin e koronavirusit, ndërsa tri prej tyre tashmë kanë hyrë në fazën e testimit në njerëz.

Njëra nga vaksinat që po testohet në njerëz është zhvilluar nga Instituti i Pekinit për Bioteknologji, ndërsa dy të tjerat nga kompanitë amerikane, shkruan rtv21.tv

Pjesa tjetër e vaksinave, të zhvilluara nga shkencëtarët botërorë, përfshirë ata britanikë, është gjithashtu duke shkuar drejt fazës së testimit në njerëz.

Në Shtetet e Bashkuara, kompania Moderna e mori miratimin për testim muajin e kaluar, ndërsa kompania tjetër, Inovio, mori leje për testim të vaksinës në njerëz javën e kaluar.

Vaksinat e tjera po zhvillohen nga shkencëtarët e universiteteve të ndryshme të botës, përfshirë Universitetin e Osakas në Japoni, Universitetin e Queensland-it në Australi dhe Universitetin e Oksfordit në Britaninë e Madhe.

Industria e ilaçeve po shpreson që të shkurtohet koha që zakonisht nevojitet që një vaksinë e re të dalë në treg – rreth 10 deri në 15 vjet – në një vit ose një vit e gjysmë./21Media