Ditën e sotme në Tiranë një 47-vjeçar dhe një 59-vjeçar kanë rënë nga lartësia e një banese ku po punonin.

“Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /oranews