“Po shkatërrojnë cilësinë në arsim” ORCA kërkon kthimin e kolegjeve private në organizata jofitimprurëse
Kolegjet private janë dëmtuesit më të mëdhenj të cilësisë së Arsimit të Lartë në Kosovë. Kështu po vlerësojnë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA). kjo organizatë tutje thotë se kolegjet private janë biznese .
“ 5 vitesh monitorim të vazhdueshëm të Agjencisë së Akreditimit, Qendrës për njohjen e diplomave NARIC dhe proceseve të Arsimit të Lartë në Kosovë, ORCA me kompetencë të plotë konstaton se shkaktari kryesor, por jo i vetëm, i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së Arsimit të Lartë janë kolegjet private.Kolegjet private në Kosovë janë biznese, dhe kjo nuk është një shprehje metaforike, por një e vërtetë administrative. Imagjinoni, kolegjet private dhe marketet në Kosovë, regjistrohen njëjte, si biznese profitabile. Tregtari dhe edukatori të regjistruar nën statusin e njëjte, atë të organizatës fitimprurëse.
Kur profiti është motivi kryesor, aty cilësi nuk ka. Për këtë arsye, sot në Kosovë, shpërputhja e aftësive që fitojnë studentët në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë me nevojat e tregut, është diskrepante dhe një problem ekonomik e social që po krijon pasoja serioze. Kolegjet private janë thjesht dhe vetëm diplomore, ku shumica shkojnë sa për ta marrë një diplomë. Institucionet kontrolluese e ligjzbatuese në Kosovë e shohin këtë proces sikur të ishte duke ndodhur në ndonjë kontinent tjetër. “, thuhet në reagimin e ORCA-s
Tutje ORCA kërkon që në projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim për të cilin sot po mbahet dëgjim publik nga Komisioni Parlamentar për Arsim, të përcaktohet qartë se akreditim do tu ofrohet vetëm institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse.
” Kolegjet private duhet ta ndërrojnë statusin e tyre nga biznese në organizata jofitimprurëse. Vetëm kështu, do të bëhej e mundur që parat e mbledhura nga sukseset e tyre të mos përfundonin në xhipa e villa të pronarëve të tyre, apo në xhepat e policëve, gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve ministror, deputetëve e ministrave, por në investim për laboratore, institute, revista, biblioteka. Kolegjet private duke qenë biznese, deri sot kanë arritur që në secilin pushtet të kenë aleatë dhe siç duket ia kanë arritur edhe me këtë pushtet. Ministrat e qeverisë së majtë Kurti po nënshkruajnë memorandume me kolegje private ku punojnë vet, ku punojnë familjarët e kolegëve të tyre apo vet kolegët e tyre, për t’i hapur rrugë zhvatjes së parasë publike nga këto kolegje. Atyre nuk u mjafton që rreth 20 mijë studentë të Kosovës që kanë përfunduar studimet, i kanë diplomat jovalide për shkak se kolegjet ku i kanë përfunduar ato ose nuk kanë pasur licencë, ose nuk kanë pasur akreditim, ose kanë regjistruar studentë jashta kuotave të lejuara. Dhe nuk ju mjafton që ende askush nuk është arrestuar për një sërë veprash penale, pasi policët e rangjeve të larta, prokurorët, gjyqtarët, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit, deputetët dhe ministrat e cilitdo pushtet, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë punëtorë të mirëpaguar të këtyre kolegjeve, ndërkohë që nuk kanë kredenciale të mjaftueshme akademike. “, thonë t nga ORCA./21Media