Humoristi i mirënjohur shqiptar, Rasim Thaçi – Cima dhe djali i tij, Artani organizuan një pritje të veçantë për Visarin në shtëpinë e tyre për festën e Fitër Bajramit.

Në këtë intervistë për emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, ata zbuluan se po sjellin një projekt të përbashkët babë e bir së bashku me humoristin tjetër të mirënjohur, Qumilin, dhe djalin e tij.

“Kemi me vazhdu me Artanin, domethënë unë me djalë dhe Qumili me djalë”, deklaroi Cima.

Kurse Artani bëri të ditur se ky projekt ishte paraparë të realizohej më herët, mirëpo për shkak të pandemisë u shtye. Ai më tej bëri të ditur se po presin derisa të stabilizohet situata dhe të fillojnë xhirimet./21Media