Ag Apolloni

FLETA E FUNDIT
(Lavde për lapën)

Luhatet fleta e fundit në degën e pemës së zhveshun,
në betejë me erën si i mbrami ushtar.
Luhatet në erë gjethi i fundit si fleta e fundit e librit mesjetar.
Mbahet për peme me duer e me dhambë,
me ra prej majës në baltë nuk asht punë e lehtë.
Ajo e di se atë që bie e shkelin me kambë,
po asht lapë e lumtun se në tragjedinë e stinës asht e fundit fletë.

(*Në pjesën juglindore të Kosovës, lapë i thonë gjethit)