Bob Dylan

Bob Dylan

Përtej kësaj nuk ka asgjë

Oh, mirë, të dua loçkë e bukur

Ti je e vetmja dashni që kam njohur najherë

Për aq kohë sa ti rri me mua

E tanë bota është froni im

Përtej kësaj asgjë nuk ka

Asgjë që tonën mund ta quajmë

 

Epo, unë do të shkoj pas mesnate

Poshtë bulevardit të makinave të prishuna

Nuk e di cfarë do t’bëja pa të

Pa këtë dashni që ne tonën e quajmë

Përtej kësaj asgjë nuk ka

Asgjë veç hanës e yjeve

 

Poshtë çdo rruge gjendet një dritare

Dhe çdo dritare është bë nga qelqi

Ne do të vazhdojmë të duhemi loçkë e bukur

Për aq kohë sa do të zgjatë dashnia

Përtej kësaj asgjë nuk ka

Pos maleve t’ kaluarës

 

Epo, anija ime është në port

Dhe velat hapun janë

Dëgjom, loçkë e bukur

Vëje dorën në kokën time

Përtej kësaj asgjë nuk ka

Asgjë të bame asgjë të thanme

 

Përkthyer nga Ben Apolloni