Futbollisti francez, Paul Pogba ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Informacioni që lojtari i Manchester United është infektuar është konfirmuar nga përzgjedhësi i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps.

Pogba duhej të ishte në listën e lojtarëve për ndeshjet në Ligën e Kombeve kundër Suedisë dhe Kroacisë.

Përveç Pogba-s, edhe lojtari i Tottenham-it, Tangi Ndombele ka rezultuar pozitiv.

Franca do të luajë kundër Suedisë më 5 shtator dhe tri ditë më vonë kundër Kroacisë.