Pogba takohet me krerët e gjigantit evropian

Siç raportohet nga “FootMercato”, mesfushori francez Paul Pogba veçse është takuar me krerët e Paris Saint-Germain për të biseduar për një transferim të mundshëm te gjiganti francez.
Momentalisht, Pogba ende mbron ngjyrat e Manchester United, ndërsa nga kjo verë mund të largohet nga “Old Trafford”, kur edhe i skadon kontrata e tij me gjigantin anglez.
Fituesi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Francës është informuar nga krerët e PSG-së që është numri një në listën e transferimeve të dëshiruar në “Parc des Princes” kur t’i përfundojë kontrata e tij me “Djajtë e Kuq”.
Po ashtu, në garë për të siguruar shërbimet e Pogbas janë edhe dy gjigantët e tjerë evropianë si Real Madridi dhe Juventusi.
Në 231 paraqitje në të gjitha garat për Manchester United, Paul Pogba ka arritur të regjistrojë 39 gola dhe 51 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button