Polcia jep detaje të reja rreth grabitjes së djeshme

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e djeshme në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, ku u plagosën dy persona.

Përme raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button