Këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri ka njoftuar se kërkesa për protestën e paralajmëruar për nesë iu është refuzuar nga policia.

Ani pse kërkesa nuk iu është pranuar Tahiri ka thënë se protesta do të mbahet me maska, dhe paqesore.

“Tê dashur qytetar, kërkesen për protesten që duhet ta mbajm nesër e ka refuzuar stacioni policorê! Gjithsesi faleminderit që më lajmruan ata nuk kanë faje.Në rregull, por ne do të dalim aty 30 minuta, me maska, dhe paqesore! Pra mos harroni nesër ora 11:00 do mbahet protesta përgjegjesia është e madhe, por pa marrë përgjegjesi nuk shohim as dritë e as ardhmeri”, ka shkruar Tahiri në rrjetet sociale.

Këtë protestë Tahri e ka paralajmëruar dje pas masave të reja antiCovid të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës.

Masat e prezantuara nga kryeministri, Avdullah Hoti ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët./21Media