Policët pengohen në detyrë, në një rast kërcënohen më armë

 

Përkundër masave kufizuese anti-covid, një lokal në fshatin Lubozhdë të Istogut po pranonte klientë edhe pas mesnatës. Saktësisht në orën 00:40 të hënën, policia shpërndau tiketat e gjobave.

E kjo ka revoltuar pronarin, i cili pengoi policët gjatës detyrës. Kështu që, ai përfundoi përkohësisht në pranga, u arrestua nga policia dhe u intervistuar, mirëpo me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ky nuk është rasti i vetëm të hënën i pengimit të policëve . Ngjarja tjetër nisi edhe më keq. Policët përderisa ishin në krye të detyrës u kërcënuan me armë nga një burrë i dehur.

Ngjarja siç konfirmoi policia ka ndodhur në Graqanicë të hënën në mëngjes në orën 06:40. Por, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /21Media

Back to top button