Policët peruanë të narkotikëve u veshen si babadimër kur erdhi puna për një operacion ndaj një tregtari të dyshuar të drogës.

Policët filmuan pamjet e një operacioni të dielën që tregojnë momentin kur ata sulmuan një shtëpi në Lima të veshur si babadimër dhe si xhuxh, por ata nuk ishin atje për të dhënë dhurata. Në vend të kësaj, policët e maskuar përdorën veshjet për të arrestuar një tregtar të dyshuar të kokainës dhe marihuanës, transmeton rtv21.tv.

Agjenti babadimër udhëhoqi rrugën dhe përdori një çekan të madh për të thyer derën dhe për të befasuar të dyshuarin.

“Ne jemi policia, ne jemi skuadra e gjelbër, ky është një operacion anti-drogë”, bërtiti një nga agjentët në pamjet.

Polici babadimër e vendosi burrin në një bllokim me ndihmën e xhuxhit i cili e mbërtheu të dyshuarin në tokë dhe e vuri në pranga në lagjen Villa El Salvador të Lima.

Burri, i cili nuk i rezistoi arrestimit, iu lut agjentëve të mos dëmtonin djalin e tij.

Taktika e fillimit të bastisjeve veçanërisht për të rrëzuar bandat e drogës duke përdorur operativë në veshje është një taktikë e zakonshme e policisë peruane për të siguruar elementin e befasisë që, thonë ata, ka sjellë disa suksese të dukshme në vitet e fundit.

Burri i arrestuar ishte xhiruar duke shitur drogë jashtë shtëpisë së tij pranë një shkolle, tha një zëdhënës i policisë.

Në shtëpi, policia gjeti një qese me qindra çanta të vogla që dukej se përmbanin marihuanë. Policët gjithashtu konfiskuan një revolver./21Media