Moab da Silva është polic trafiku në rajonin metropolitan Sao Joao de Meriti të Rio de Janeiro-s. Ka 21 vjet që ai punon në këtë profesion, por pandemia ka ndryshuar rrjedhën e shumë gjërave në jetë, e ajo bëri që edhe Moab të ndryshojë mënyrën e të drejtuarit të trafikut.

Tani ai nuk bën siç bënte më parë, siç përdorte bilbilin e tij për t’ua tërhequr vëmendjen vozitësve, por atë e drejton me anë të vallëzimit.

 

Qëllimi i tij me këtë mënyrë të drejtimit të trafikut është që të krijojë një atmosferë relaksuese në këtë krizë pandemie, përcjell rtv21.tv

Dhe këtë ndryshim të policit Moab në drejtim të trafikut e kanë mirëprituar kalimtarët që kalojnë atje thuajse çdo ditë.

Silvania dos Santos thotë se ai mundohet të përhapë lumturi në këtë periudhë tek njerëzit, të ciët janë të shqetësuar për shkak të COVID-19. Pra, pavarësisht nga kjo që po ndodh, duhet të mundohemi që të jemi me humor të mirë, ka thënë ajo.

E polici i trafikut Moab ka thënë se duke qenë në dijeni se njerëzit janë të pikëlluar e shqetësuar për shkak të situatës, vendosi që të ndryshojë mënyrën e të drejtuarit të trafikut. Ai ka thënë se ndihet mirë kur e di se kur dikush kalon pranë tij, dhe ai i bën një përshëndetje duke vallëzuar, e di se ai person do të ndihet më mirë.

Megjithatë kjo është mirë për të dy palët, ka thënë Moab, sepse edhe ai e ka të vështirë të mbijetojë në këtë gjendje, dhe vallëzimi pa dyshim që e disponon, dhe normalisht i jep vullnet për të vazhduar punën./21Media