Polici i plagosur lirohet nga QKUK-ja
18 Dhjetor 2020
Polici i plagosur në sulmin e sotëm me armë zjarri pas tratmanit mjekësor që ka marrë në QKUK, është liruar për në shtëpi.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 08:40, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor polici i plagosur është liruar nga QKUK-ja dhe gjendja e tij është stabile”, ka thënë Borovci.
Drejtor i Klinikes Emergjente, Basri Lenjani për portalin rtv21.tv ka treguar se polici ka një plagë nën gju dhe se po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që po vazhdojnë veprimet policore me fokus ndriçimin e plotë të ngjarjes./21Media