Polici lëndohet duke ndjekur dy të mitur në Graçanicë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Graçanicë të martën, rreth orës 23:04.
Pasi Policia e ka ndalur veturën e tyre për kontroll, të dyshuarit kanë tentuar të largohen në këmbë nga automjeti i tyre.
Gjatë ndjekjes një zyrtar policor dhe dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
“Në automjet janë gjetur disa kanistera dhe disa vegla pune që dyshohet se të njëjtit mundë të kenë kryer vjedhje”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media