Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica

Policia e Kosovës ka bërë apel te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull.
Pas reshjeve të shiut në shumë segmente rrugore ka rrjedhje të ujit, ku me rënien e temperaturave në këto lokacione krijohen shtresa të akullit që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik, përveç kësaj, siç potencoi Policia, kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura dhe në rrugë rurale e malore ku mund të krijohen ngrica dhe shtresa të akullit.
Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:
·Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!
·Mbani distancën në mes mjeteve!
·Përdorni pajisjet dimërore!
·Përdorni rripin e sigurisë!
·Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!
·Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!
·Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!
·Në rast të ndonjë ngadalësimi në qarkullim apo krijim të kolonave prisni në shiritin tuaj dhe në asnjë mënyrë mos provoni të bëni tejkalime të rrezikshme.

Back to top button