Policia arrestoi edhe dy persona në Banjskë

Dy persona janë arrestuar sonte në një hotel afër fshatit Banjskë të Zveçanit.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Sipas Policisë, ata janë arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu bëhet e ditur se do të hetohet nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën./21Media