Policia arrestoi një shtetas të huaj, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas çek, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

I arrestuari është i dënuar nga autoritetet e Çekisë me gjashtë vite për veprën penale “mashtrim”.

“Në vazhdën e angazhimeve ligjore për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkomtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet nderkombtare për zbatim të ligjit.

Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot me datë 05.12.2019, nga Policia e Kosovës, përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi Çek me iniciale  M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombetar dhe Evropian, dhe i dënuar nga Autoritetet e Çekisë me gjashtë (6) vite, për vepër penale “mashtrim””, thuhet në komunikatën e policisë.

Me vendim të Prokurorit të shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button