Policia arreston pengmarrësin në qendrën tregtare në Gjermani

Policia gjermane thotë se i ka dhënë fund një situate pengjeje në qytetin lindor të Dresdenit, pas raportimeve për të shtëna të shtunën në mëngjes.
Policia u kishte kërkuar njerëzve të shmangnin një zonë në qendër të qytetit dhe urdhëroi që tregu i Krishtlindjeve në Dresden të qëndronte i mbyllur ndërsa operacioni ishte duke u zhvilluar.
Pak pas mesditës policia njoftoi në Tëitter se situata e pengjeve kishte përfunduar. “Dy persona janë në kujdesin tonë,” shtuan ata.
Ndërsa raportohet se i dyshuari është arrestuar
E përditshmja gjermane “Bild” ka raportuar se një burrë i armatosur e ka vrarë fillimisht nënën e tij në apartament e më pas është futur në një stacion radioje lokale ku ka shtënë disa herë para se të largohej drejt qendrës tregtare ku ka marrë një numër njerëzish peng.
Policia nuk pranoi të konfirmonte nëse kishte një lidhje midis vrasjes dhe pengmarrjes.

Back to top button