Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen në rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin në një perimetër më të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja.

Ai tha se Policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty.

Një person është vrarë me armë zjarri sot rreth orës 12:00. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se dy personat kanë qenë në të njëjtën veturë, derisa nga prapa njëri(shtetas i huaj) ka shtënë me armë tek personi tjetër./21Media