Njoftimi i postës

Njoftimi i postës

Posta e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur brenda objektit dhe para hyrjes së Postës. Sipas tyre, nuk dihet arsyeja e këtij aksioni.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë.”, thuhet në njoftimin e Postës./21Media