Pjesëtarë të Policisë po i ndalojnë qytetarët në sheshet e Prishtinës, duke u kërkuar atyre që të vënë maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Mbajtjen e maskave nga ana e qytetarëve, në terren po e mbikëqyr edhe Inspektorati komunal i Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

“Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikqyrjen e zbatimt të këtyre masave. Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar Ahmeti./21Media